6 gola të shënuar, shumë spektakël, por dhe shumë gafa. Anglia dhe Gjermania i bëjnë një mbyllje fantastike këtij edicioni të Ligës së Kombeve, fantastike për tifozët që shijuan një futboll ofensiv, por në të njëjtën kohë ky ishte një edicion i gjithi për tu harruar për dy “bigët” e futbollit evropian. Anglia e mbyll Grupin 3 në vendin e fundit duke zbritur në Ligën B. Ky është një përfundim që nuk shqetëson për momentin, pasi llogaritë do të bëhen pas përfundimit të Botërorit në Katar.

Anglia
Anglia

Pas një pjesë të parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, Gundogan kaloi Gjermaninë në avantazh pas një penalltie të shkaktuar nga Maguire. Në të 67-të, Havertz me një super gol dyfishojë shifrat. “Tre luan” u zgjuan duke realizuar dy gola të shpejtë brenda tre minutash, fillimisht ishte Shaw që ngushtoi shifrat në 1-2 ndërsa në të 75-tën ishte Mount që barazoi rezultatin. Anglia nuk u mjaftua me kaq, por në minutën e 83-të Harry Kane nga pika e bardhë e penalltisë përmbysi ndeshjen.

Kane
Kane

Asgjë nuk përfundoi këtu pasi një gafe e Pope i dha mundësinë Havertz të realizonte golin e dytë personal dhe të tretin për Gjermaninë duke sigluar shifrat përfundimtare në 3-3.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Sa shumë gabime”, shkruan Mirror në faqen e parë. “Aksident me portierët”, shkruan Star Sport. “Gabime pas gabime”, shkruan “Daily Express” ku fajtorë sipas të përditshmes angleze janë portieri Pope dhe Maguire.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb