Autoritetet ekuadoriane të ishujve të mirënjohur në botë, Galapagos, ndaluan sot shitjen dhe përdorimin e fishekzjarreve, me qëllim mbrojtjen e ekosistemit unik të këtyre ishujve.

Ndalimi, që përjashton fishekzjarret që kanë vetëm dritë, por jo zhurmë, u miratua njëzëri nga këshilli qeveritar i arkipelagut.

“Ekosistemet janë të prekura nga fishekzjarret, sidomos fauna e tyre unike, që mbrohet shumë nga qeveria ekuadoriane”, thuhet në deklaratën e këshillit qeveritar.

“Problemet kryesore që shkaktojnë këto fishekzjarre te kafshët janë takikardia dhe sëmundje të tjera të zemrës, stresi dhe ankthi, çka ndryshon sjelljen e tyre dhe rrezikon mbijetesën e specieve”, shtonte deklarata.

Në muajin prill, ishujt, rreth 130 të tillë, ndaluan edhe përdorimin e plastikave njëpërdorimshe.

Galapagos vizitohen çdo vit nga rreth 200 000 turistë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb