Në Holandë patjetër, por edhe në Europa ekzalton “yjet” e rinj të futbollit. Ajax i Amasterdamit ka fituar zemrat e të gjithëve pas fitores në transfertën kundër Torinos dhe kualifikimit të gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve.

C 29 Fotogallery 1025168 Imagegallery Imagegalleryitem 30 Image
C 29 Fotogallery 1025168 Imagegallery Imagegalleryitem 30 Image

Të përditëshmet holandeze nuk e fshehin aspak krenarinë për një gjeneratë të re talentesh që po kthejnë kohën e “futbollit total” të gjeniut Johan Cruyff. Mjafton të shohësh titullin kryesor të gazetës sportive më të madhe portugeze “A’Bola”, që i cilëson lojtarët e Ajax si “nipat e legjendës së futbollit holandez dhe atij botëror”.

C 29 Fotogallery 1025168 Imagegallery Imagegalleryitem 20 Image
C 29 Fotogallery 1025168 Imagegallery Imagegalleryitem 20 Image

Krejt e ndryshme është ndjesia që shpërndajnë faqet e para të mediave italiane, mëngjesin pas humbjes dhe eliminimit të Juventusit nga Champions. Nuk mungojnë titujt fatalistë, që në përgjithësi shoqërojnë foton e Cristiano Ronaldos të zhgënjyer.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në Spanjë ekziston një tjetër atmosferë. Lionel Messi është heroi kryesor në titujt dhe faqet e para të mediave iberike.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Mbi të gjitha ato katalunjase nuk e frenojnë aspak entuziazmin se Barcelona do të kthejë në “Camp Nou” trofeun e Champions.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Pleshti” merr edhe elozhet e mediave angleze, të cilat ngrejnë në piedestal paraqitjen e sulmuesit argjentinas, i cili kishte meritën kryesore në humbjen e Manchester United. Port ë përditëshmet britanike nuk harrojnë të “kryqëzojnë” me kritika portierin De Gea, edhe ai protagonist me gabimin në golin e dytë të Lionel Messi.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb