La Liga u kthye në lojë dhe si në shumë vende të tjera ku futbolli rinisi pas ndërprerjes së detyruar nga pandemia e Covid-19, ndeshjet luhen pa tifozë. Për këtë arsye, habia ishte e madhe kur një person hyri në fushë gjatë ndeshjes Mallorca-Barcelona që u zhvillua të shtunën në mbrëmje. Një veprim i guximshëm, pasi ndryshe nga e shkuara, ku për hyrje të fushë dënoheshe me gjobë dhe maksimumi të ndalohej hyrja në stadium, tani me protokollet dhe masat anti-pandemi penalizimet janë të rënda. Kështu, mediat spanjoll bëjnë të ditur se tifozi që mori këtë inisiativë do të ndiqet penalisht, pasi ka shkelur masat e vendosura nga qeveria, duke rrezikuar shëndetin e personave të tjerë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Po të përditëshmet iberike kanë gjetur dhe intervistuar “shkelësin”, i cili ka treguar arsyet që e çuan deri në pushtimin e fushës. “E kisha planifikuar përpara pandemisë. Në fillim provova të bëja foto me Jordi Alba, por pastaj pashë që pranë ishte Messi. Jam tifoz i tij personal. Plani im dështoi, pasi policia më nxorri shpejt jashtë”, ka thënë tifozi, që përveç gjobës së majme përballet edhe me akuza penale. Më keq se kaq, ai nuk mund të shohë as fotot me idhullin e tij. Policia ia fshiu nga celulari menjëherë pas ndalimit të tij.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb