Një tjetër futbollist me origjinë shqiptare i shtohet kampionati italian duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Amir Rrahmani ka zyrtarizuar transferimit te Verona. Ish-mbrojtësi i Partizanit dhe kombëtares së Shqipërisë, që tani luan për Kosovën zhvilloi testet mjekësore dhe firmosi kontratën 4-vjeçare që e lidh me skuadrën e rikthyer në këtë sezon në Serinë A.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Amir Rrahmani u ble për 2.5 milion euro nga Dinamo e Zagrebit, ku luajti 26 ndeshje dhe shënoi tre gola në kampionatin e fundit. Transferimi në kampionatin italian është kapërcimi I madh në karrierën e mbrojtësit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb