Në Itali prisnin një tjetër rezultat dhe sidomos një tjetër paraqitje të Juventusit në 1/8 e Champions. Për këtë humbja 1-0 e “Zonjës së Vjetër” në fushën e Lyon është jetuar shumë keq nga mediat përtej Adriatikut. Zhgënjimi shfaqet qartë në faqet e para dhe titujt kryesorë në të përditëshmet sportive më të mëdha në vend.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Fjalët e zgjedhura për të përshkruar këtë humbje nuk lenë vend për interpretime. Linja e komenteve është thuajse e njëjtë: kualifikimi është i arritshëm, por Mauricio Sarri dhe të besuarit e tij nuk bindin dhe për përmbysjen iu duhet një paraqitje tjetër nga ajo e Lionit.

073339431 32e7fe4a 9728 49ba 84a6 Bfeaba4b728f
073339431 32e7fe4a 9728 49ba 84a6 Bfeaba4b728f

Krejt e ndryshme është atmosfera në Francë, ku duke nisur nga “L’Equipe”, mediat atje i thurin elozhe skuadrës së Rudi Garcia. Në festë edhe të përditëshmet angleze pas fitores së madhe të Manchester City në fushën e Real Madrid.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në stilin e tyre dhe me lojra fjalësh në titujt kryesorë, të përditëshmet britanike trgojnë se si skuadra e Pep Guardiolës vazhdon të mbetet favorite pasvarësisht dënimit që mori nga UEFA. Të përditëshmet spanjolle janë të ndara si gjithmonë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Nuk është aspak habi, që ato katalunjase duket sikur festojnë për suksesin e Guardiolës, që për herë të parë pas gjashtë vitesh u kthye dhe fitoi në “Santiago Bernabeu”.

  • foto galeri
  • foto galeri

E kundërta e kësaj është panorama që ofrojnë mediat madrilene, që duken të dorëzuara dhe me pak shpresa për një përmbysje të madhe në sfidën e kthimit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb