Një tjetër Schumacher me Ferrarin. Bëhet fjalë për Mick, djalin e legjendës Michael, që me skuderinë italiane shkruajti historinë e saj por edhe të Formula 1. Për herë të parë 20-vjeçari ka testuar njëvendëshen e kuqe në cirkuitin e Bahrein. Ai ka zgjedhur numrin 29-të në makinë. Kjo është hera e parë që një Schumacher nget një Ferrari të Formula 1, që pas tërheqjes së Michael dhjetë vite më parë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ish-piloti gjerman vazhdon periudhën e gjatë të rikuperimit pas aksidentit të rëndë, ndërsa ashtu siç ka ndodhur gjatë viteve të fundit shumë pak gjëra dihen në lidhje me gjëndjen e tij shëndetësore. Ndërkohë, Mick vazhdon të ndjekë gjurmët e të atit. Vetëm dy muaj më parë ai u bë pjesë e Akademisë Ferrari, ndërsa në një të ardhme projektohet si pilot i skuderisë së Maranellos në Formula 1.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb