Adriano Galliani, një emër i njohur në botën e Milanit, aktualisht CEO i Monzas ka lënë mbrapa rivalitetin e qytetit, teksa në një intervistë para finales së madhe të UEFA Champions League mes Interit dhe Manchester Cityt, ka thënë se bën tifo për zikaltërit.

“Sot si italian nuk mund të bëj gjë tjetër veçse të bëj tifo për Interin. Nuk duhet të kesh kurrë ndjesi para ndeshjeve, ato nuk janë të mira. Në letër, City është shumë i fortë, shpresoj që Interi të fitojë, sidomos pas humbjeve në finale ndaj Romës dhe Fiorentinës” – Tha ai.

Më pas, ai tha diçka për trajnerin e Interit, Inzaghi: “Simone Inzaghi ishte shumë pranë Milanit si lojtar. Mbaj mend që në vitin 2007 ishte bashkë me tifozët në Athinë duke bërë tifo për vëllain e tij”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: