Deputeti opozitar, Agron Duka nuk i ka kursyer kritikat në drejtim të ministrave të kabinetit qeveritar ‘Rama’, ndërsa gjeti elemente për t’u kapur në fjalimet e tyre.

Ai tha nga foltorja e Kuvendit se me këto zhvillime që flasin ministrat, vendi duhet të ishte në Mars.

Se di se kush e ka shpikur për herë të parë, që në fjalimet e ministrave përmendet fjala ‘fantastike’ i paimagjinueshëm. Dhe me këtë fantashkencë do duhet të kishim shkuar në Mars. Ky është sugjerim miqësor. Apo dhe galoponte. Nuk jemi vend i zhvilluar shumë kur flitet për bujqësinë apo dhe ekonominë, si ‘zhvillime fantastike’. Ju lutem hiqeni nga fjalimet tuaja këtë.”, tha Duka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb