Disfata e rëndë përballë Bayern Munich nuk mund të kalonte në heshtje në Francë, i pari nën akuzë ka përfunduar trajneri Galtier i cili me këtë eliminim praktikisht firmosi largimin e tij nga Parisi.

Ashtu siç pritej, mediat kanë nisur të aludojnë se kush do të jetë pasuesi i tij në krye të PSG. I pari në listë është Zinedine Zidane, edhe kjo ishte e pritshme, por Zizu kërkohet nga disa ekipe.

Zidane
Zidane

Tekniku francez shihet edhe në shtëpinë e Real Madrid si pasuesi i mundshëm i Ancelottit në fund të këtij sezoni. Në mënyrë konstante emri i Zidane është lakuar edhe për një transferim të mundshëm në Torino me Juven që e pret prej kohësh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: