Me humbje përballë Bayern, Christophe Galtier praktikisht firmosi largimin e tij, thjesht është çështje kohe. Trajneri i PSG pranoi se zhgënjimi është shumë i madh në dhomat e zhveshjes:

“Ka një zhgënjim shumë të madh, por duhet ta pranojmë. Nuk e di nëse është një mësim, por ka shumë tension. Nëse do të shënonim ne të parët diskutimi do të ishte ndryshe, por nuk e bëmë. Në pjesën e parë luajtëm mirë dhe kisha ndjesi pozitive, më pas pësuam një gol idiot”, u shpreh ndër të tjera trajneri i PSG.

Nuk e ka pritur mirë këtë eliminim as Kylian Mbappe: “Një tjetër zhgënjim. Humbëm kundër një skuadre të madhe, ndërsa tashmë na mbetet vetëm kampionati, shpresoj ta fitojmë”, u shpreh Mbappe duke u ndalur më pas tek e ardhmja e tij:

“A do të rivlerësojë të ardhmen time? Jo, jo, jam i qetë, e vetmja gjë që ka rëndësi tani është të fitojmë kampionatin, më pas do të shohim. Jemi të zhgënjyer, por duhet të ndryshojmë faqe, ata kanë ndërtuar një skuadër për të fituar Champions League ndërsa për ne ky është maksimumi, kaq”, u shpreh Mbappe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: