PSG është në kërkim të një trajneri të ri. Tekniku aktual i francezëve nuk bind dhe po numëron muajt e fundit në krye të kësaj pankine.

Christophier Galtier dështoi të dërgonte skuadrën drejt suksesit në kompeticionin e UEFA Champions League, çka mjafton për drejtuesit që në fund të edicionit t’i japin dorën.

Alternativat janë të shumta. Një nga emrat më të përmendur në korridoret e zyrave të PSG është Jose Mourinho. Portugezi që aktualisht ka “frenat” e Romës shihet si dikush që mund të sjellë ndryshimin te skuadra, por problem mbetet mënyra e lojës që ai aplikon. Mou preferon futboll mbrojtës, ndërsa parisienët kanë në gjirin e tyre futbollistë klasi në sulm.

Tjetër alternativë për pankinen është numri një i stolit të Italisë, Roberto Mancini. Për të parë sesi do shkojnë gjërat, na duhet të presim verën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: