Në Paris janë shumë të pakënaqur me punën e bërë nga Galtier dhe stafi i tij. Jo vetëm rezultatet në fushë, që flasin qartë, por dhe mënyra se si e ka menaxhuar ekipin këtë periudhë. E ardhmja e teknikut francez është e lidhur ngushtë me ecurinë e tyre në Champions, mund të shkarkohet edhe pas sfidës kundër Bayern, kjo ka bërë që drejtuesit e klubit të mendojnë që tani për pasuesin e tij të mundshëm.

Tuchel
Tuchel

Sipas mediave angleze, emri i Thomas Tuchel po lakohet fuqishëm këto ditë në Paris, drejtuesit kanë pranuar gabimin e bërë duke e shkarkuar pak kohë më parë. Një rikthim i mundshëm i Tuchel është më i mundur tashmë që drejtor sportiv është Campos dhe jo Leonardo. Në çdo rast, një opsion është edhe Jose Mourinho, por portugezi mund të ulej në stolin e PSG vetëm në përfundim të sezonit, për momentin nuk mund të largohet nga Roma.

Messi Neymar
Messi Neymar

Një temë më vetë është edhe e ardhmja e dy yjeve të ekipit, Neymar dhe Messi. Sipas L’Equipe, braziliani nuk pritet të largohet pavarësisht se drejtuesit e klubit do të bëjnë gjithçka për t’i gjetur një skuadër të re. Paga e tij dhe sjellja brenda dhe jashtë fushe po kthehen në një shqetësim të madh. Diskutimi është shumë ndryshe kur bëhet fjalë për Messi. “Pleshti” preferon të përfundojë kontratën që i skadon në fund të këtij sezoni dhe më pas të largohet si lojtari i lirë ndërsa drejtuesit e klubit janë të gatshëm t’i plotësojnë çdo dëshirë për të zgjatur bashkëpunimin ndërmjet tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb