AKRA- Zjarri i shpërthyer në një pikë karburanti, në kryeqytetin ganez Akra, dhe më pas i përhapur në zonën përreth ka shkaktuar deri tani 200 të vdekur, sipas burimeve qeveritare.

“Shërbimet e sigurisë dhe atë të emergjencës kanë konfirmuar zyrtarisht deri tani 200 të vdekur”, deklaroi presidenti ganez, John Dramani Mahama. “Një rrjedhje nafte nga pika e karburantit shkaktoi shpërthimin e fuqishëm që vrau dhjetëra persona, në ndërkohë që kërkonin strehë nga një shi i fuqishëm që përmbyti qytetin”, shtoi ai.

“Zjarri u përhap shpejt në një farmaci dhe në disa banesa aty pranë duke marrë jetë të tjera njerëzish. Kjo është një tragjedi kombëtare”, deklaroi ministri i Brendshëm, Mark Woyongo. Duke filluar nga e hëna, qeveria dekretoi tri ditë zi kombëtare.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: