Gana do të blejë 1,3 milion doza të vaksinës Sputnik V të zhvilluar nga Rusia kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Presidenti i vendit, Nana Akuffo-Addo, në deklaratën e tij tha se presin që vaksinat të mbërrijnë më 15 maj në këtë vend.

“Kështu që mund të shpresojmë të kthejmë vendin tonë, ekonominë dhe jetën tonë në normalen që të gjithë e dëshirojmë”, tha ai në lidhje me vaksinat.

Ndër të tjerat ai tërhoqi vëmendjen se mënyra më e mirë për t’u mbrojtur kundër COVID-19 është mbajtja e maskës, duke kërkuar nga populli qe mos të lodhen së mbajturi maskat.

Gana deri më tani pranoi mbi 4 milionë vaksina kundër COVID-19 nga Rusia, India, Emiratet e Bashkuara Arabe, kompania e telekomunikacionit afrikano-jugor dhe COVAX.

Deri më tani janë vaksinuar afro 1 milion njerëz.

Gana me popullsi prej rreth 31 milionë banorë që nga fillimi i pandemisë raportoi 92.601 raste, prej të cilëve 90.248 u shëruan dhe 779 humbën jetën.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb