Gana e ka bërë të detyrueshme që të gjithë nëpunësit civil, përfshirë punonjësit e shëndetësisë, personelin e sigurisë dhe mësuesit, të vaksinohen kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Ministri i Shëndetësisë i vendit, Kwaku Agyeman-Manu, tha se ky vend i Afrikës Perëndimore duhet të zbatojë masa më të rrepta pasi rastet me COVID-19 në vend kanë arritur nivele alarmante.

Dje, autoritetet shëndetësore njoftuan se Gana regjistroi edhe rastet e para me llojin ‘Omicron’ të koronavirusit.

Deri më tani vetëm personat e vaksinuar ishin të lejuar të hyjnë në plazhe, restorante, klube nate dhe stadiume.

Në Gana, vend me rreth 31 milionë banorë, deri më tani të paktën 5,45 milionë qytetarë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Vendi po ashtu ka regjistruar të paktën 131 mijë raste me COVID-19, prej të cilave 1.209 kanë vdekur.

Lloji ‘Omicron’ u identifikua javën e kaluar nga shkencëtarët e Afrikës së Jugut dhe Nigeria konfirmoi raste e para të këtij lloji të koronavirusit në të njëjtën ditë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb