Ashtu si shumë çifte të tjera në këtë periudhë, edhe Agustina Gandolfo dhe Lautaro Martinez janë duke shijuar pushimet e tyre në Ibiza. Partnerja e sulmuesit argjentinas ka publikuar së fundmi disa fotografi ku tregon se nuk i ka humbur format perfekte.

Përkundrazi, me postimet e fundit ajo ka “çmendur” fansat të cilët i janë përgjigjur me shumë “like” në fotot e saj. Çifti la Milanon për ishullin spanjoll, aty ku po kalojnë pushimet plot futbollistë e sportistë të famshëm.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për Gandolfon dhe Martinez kanë qenë dy vite shumë të mira, si në aspektin profesional, ashtu edhe në atë familjar dhe financiar. Së fundmi ata kanë hapur edhe një lokal në mes të Milanos.

Megjithatë, çifti pritet të khehet shpejt, pasi ka nisur stërvitja e Interit dhe Lautaro do të duhet të bëhet gati për sezonin e ri, ku partner do të ketë sërish Lukakun, me të cilin para dy sezonesh krijuan dyshen më të frikshme të Serisë A.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb