Lamborghni është një nga super veturat më të shpejta në botë dhe kushton tepër shtrenjtë. Por, adhuruesit e shpejtësisë kanë mundësi të blejnë diçka shumë më lirë, e që është edhe më e shpejtë.

Megjithëse Honda CBR 100RR nuk është motoçikleta më e shpejtë, ia del ta tejkalojë makinën e modelit Huracan.

Këtë të fundit të gjithë kanë dëshirë ta kenë në pronësi, por pse të mos konsiderohet edhe motoçikleta si opsion i mundshëm, e që është shumë më i lirë.

Shikoni në videon e postuar më poshtë, e publikuar rreth një vit më parë, që tregon garën e shpejtësisë ndërmjet këtyre dy ‘bishave’.


(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: