BARCELONE

Lionel Messi konsiderohet nga shumë njerëz si më i miri i të gjitha kohërave. Ai i ka bërë të gjitha në fushën e futbollit, 4 Liga të Kampionëve, 10 La liga dhe 6 kupa të Copa del Rey janë trofetë që argjentinasi i ka fituar gjatë karrierës së tij 16 vjeçare.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Messi përvec fitimeve nga karriera e tij si futbollist tashmë do të kërkojë të fitojë edhe me biznesin e tij të fundit. Lionel Messi ka hedhur në treg firmën e tij më të re të veshje të quajtur thjesht “Messi”. Sulmuesi argjentinas ishte i pranishëm në mbrëmjen e zhvilluar për promovimin e kësaj marke të re të financuar nga ai, të krijuar dhe ideuar nga e gjithë familja e tij.

Motra e tij, Maria Sol ka punuar bashkë me futbollistin në këtë projekt, ndërsa vëllai i tij Rodrigo ishte i pranishëm në eventin e zhvilluar për këtë markë të re veshjesh. Dyqani i parë është hapur në Barcelonë dhe është vetëm për meshkuj, ku të pranishëm ishin shumë tifozë katalanas, që morën nga një veshje me firmën e yllit argjentinas.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb