Byroja Kombëtare e Hetmit ka përmbyllur procesin e shqyrtimit të aplikantëve fillestare për t’u bërë pjesë e trupës së saj.

229 kandidatë janë skualifikuar teksa vijojn më tej 424 të tjerë. Të kualifikuarit që vijojnë garën për t’u bërë hetuesë në BKH, do i nënshtrohen tashmë testit të arsyetimit ligjik me shkrim.

Ky test zhvillohet më 14 tetor në Pallatin e Kongreseve për gjithë kandidatët e mbetur në garë.

 

NJOFTIMI NGA BKH

Komisioni i Përzgjedhjes në datë 12.10.2020, mbylli procesin e shqyrtimit të aplikimeve fillestare dhe përzgjedhjes së kandidatëve, për fazat e mëtejshme të konkurrimit.

Komisioni i Përzgjedhjes shqyrtoi 653 aplikime, ku u kualifikuan 424 kandidatë dhe 229 kandidatë nuk kaluan në fazën tjetër.

Për të parë listën me kandidatët e kualifikuar, shkarkoni listën e kandidatëve që gjendet në LINK 1, bashkëlidhur.

Kandidatët e kualifikuar, në datën 14.10.2020, do t`i nënshtrohen Testit të Arsyetimit Logjik me shkrim.

Testi i Arsyetimit Logjik do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, udhëzimet mbi zhvillimin e testit gjenden në LINK 2, bashkëlidhur.

Falenderojmë gjithë aplikantët që shprehën vullnetin për të marrë pjesë në këtë konkurrim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb