TIRANE– Gara për kreun e ri të Partisë Demokratike ka rritur tensionet jo vetëm mes dy kandidatëve, por kjo ndihet edhe në radhët e demokratëve që i mbështesin ata. Grupi anti-Basha pas thirrjeve për dorëheqje të kreut të partisë pas humbjes në zgjedhjet e 25 qershorit, ka zbritur në terren për t’u takuar me demokratët e zhgënjyer.

Ata po përpiqen që të pengojnë zgjedhjet brenda PD-së, të cilat do mbahen më 22 korrik.

Kjo situatë e pasuar nga deklarata të ndryshme, ka krijuar tension që reflektohet dhe në radhët e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së.

Së fundmi në disa komente të bëra publike në rrjetet, vihet re një debat i zjarrtë dhe me tone të ashpra mes anëtarëve të Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike.

Nga replikat e bëra, shihet se debati mes Fabian Topollaj dhe Fatmir Gudës i ka kaluar çdo limit.

Kujtojmë se Topollaj është i renditur në radhë të grupit anti-Basha, i cili udhëhiqet nga Astrit Patozi, i cili po lobon që me çdo kusht qe të mos mbahen zgjedhjet për garën e kreut të PD-së me 22 korri.

Nga ana tjetër është Fatmir Guda, i cili njihet si një nga anëtarët që mbështet Lulzim Bashën.
kom1

kom

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb