Janë ditë vendimtare për të ardhmen e Milanit. Kuqezinjtë kanë hyrë në sprintin final për arritjen e objektivit më të madh të sezonit, atë për sigurimin e biletës që do t’i kthente në Champions pas një mungese të gjatë. Të dielën në mesditë, Pioli dhe të besuarit e tij presin Genoa, një ndeshje shumë e rëndësishme që mund të rezultojë përcaktuese, duke parë përballjet direkte që kanë në program rivalët. Jo vetëm kaq, pasi këto janë ditë vendimtare edhe në një projeksion më të largët kohor.

Maldini 1
Maldini 1

Takimi i sotëm i Paolo Maldinit me super maxherin Mino Raiola përcakton të ardhemen e disa prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës. Rinovimi i Zlatan Ibrahimovic është çështje e mbyllur, ndërsa delikate është situata me Gigio Donnarumma. Portieri kërkon sigurinë e Champions për të firmosur, ndërsa në ndjekje të tij është kthyer fuqishëm Juventus. Përveç Donnarumma, Milan duhet të zgjidhë edhe rinovimet e tjera të vështira të kapitenit Romagnoli, Calhanoglu dhe Kessie, megjithëse për këtë të fundit ka më shumë kohë në dispozicion.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb