TIRANE

Kreu i Komunitetet Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj ka treguar arsyet se pse u tërhoq nga gara për një mandat të dytë në krye të këtij institucioni.

Gjatë fjalës së tij para nisjes së votimi për zgjedhjen e kreut të ri të KMSH, Skënder Bruçaj tha se u tërhoq nga gara pasi mendon së ka kandidatë më të mirë se ai dhe se  këtë detyrë do ta kryejnë me përgjegjësi.

“Vendosa mbrëmë tërheqjen nga një rikandidim për të hapur dhe një rrugë të re, jo vetëm dhe një rotacioni, por tashmë edhe teologëve të nderuar, që kanë mbaruar universitet më të mira islame në botë”- tha Skënder Bruçaj.

Pjesë nga fjala e Skënder Bruçaj:

Në përfundim të këtij mandati 5 vjeçar edhe pse mundësia dhe tradita e mëparshme legjitime, si dhe mbështetja e Kryesisë dhe e shumicës suaj mund të bënin që të vazhdoja edhe të paktën një mandat, jam i mendimit që mes jush, siç janë dhe kandidatët sot ka edhe më të mirë se unë për ta kryer këtë detyrë të rëndë dhe me përgjegjësi. Prandaj vendosa mbrëmë tërheqjen nga një rikandidim për të hapur dhe një rrugë të re, jo vetëm dhe një rotacioni, por tashmë edhe teologëve të nderuar, që kanë mbaruar universitet më të mira islame në botë. Unë ju falënderoj shumë për interesimin tuaj, mesazhet dhe telefonatat e pafund që më erdhën mbrëmë, duke e vlerësuar këtë gjest. Unë jam vetëm se njëri prej jush dhe dëshiroj të vazhdoj i tillë edhe në vazhdim. Duke ju uruar kandidateve suksese ne gare, u drejtohem juve anetareve të Këshillit të Përgjithshëm, që votimi për kryetarin është i fshehtë, pra mes ndërgjegjes tuaj dhe Zotit. Votoni për kë mendoni se mund të bëhet me e hajrit për institucionin në raport dhe me përgjegjësinë që do marrë dhe mos harroni, që neser do ju pyesë Zoti edhe per kete zgjedhje që do beni. Zoti u begatoftë te gjithëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: