TIRANE – Komisioni i Ligjeve ka nisur paraditen e sotme seancën dëgjimore me kandidatët që garojnë për kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Sipas Kuvendit, personat që kanë depozituar brenda afatit, dokumentacionin dhe kërkesën për aplikim për pozicionin e Kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë: Koli Bele, Denar Biba, Rozeta Ivanova, Lefterije Luzi, Anton Lleshaj dhe Elion Semanaj.

Por në fillim të mbledhjes së komisionit të Ligjeve, kryetari Xhafaj njoftoi se kandidati Elion Semanaj është tërhequr nga gara, dhe për rrjedhojë mbeten vetëm 5 kandidatë që synojnë drejtimin e KQZ-së.

Ndërsa kandidati Koli Bele shpaloste platformën e tij përpara anëtarëve të komisionit të Ligjeve, deputeti demokrat Arben Ristani ndërhyri duke i thënë: “Na sqaro sa i pavarur je nga PS?” Kandidati Bele u përgjigj se nuk është pjesë e asnjë organizate politike, por është angazhuar vetëm si ekspert ligjor në Partinë Socialiste.

DEBATET
Ristani-Koli Beles: Na sqaro sa i pavarur je nga PS? Na sqaro meqë kërkon të zgjidhesh kryetar i KQZ
Koli Bele: Nuk jam pjesë e asnjë organizate politike, jam angazhuar në cilësinë e ekspertit ligjor për PS
Majko- Ristanit: Ke qenë vetë kryetar i KQZ
Ristani: Kam qenë kryetar i KQZ, por nuk kam qenë anëtar partie.
Biba: Ju thashë profesionist jemi të gjithë, por unë jam nga ata që bej gol
Halimi: Ne nga ana jonë i kemi çik mosmirënjohës, por ju s’mund të na e shisni sapunin për djathë.
Halimi: Bravo të qoftë qe jeni socialist me integritet të plotë, pasi falenderoni PS megjithëse nga pala jonë kemi dhe nga ata që nuk janë falenderues.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb