Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu në një intervistë për ‘Frontline’ në ‘News24’ komentoi zgjedhjet për kreun e PD-së që do të mbahen më 13 qershor.

Ai tha se gara përballë 4 kandidatëve është e barabartë. Teksa analizoi faktin nëse rrezikohet kreu aktual i PD-së, Lulzim Basha, Balliu tha se askush nuk është i rrezikuar. Mes të tjerash Balliu tha se e vetmja ‘e keqe’ e Bashës është se është një njeri i ligjit, në një sistem të paligjshëm.

PJESË NGA INTERVISTA
Shoh që ka një uri për të garuar për kreu e PD-së. Pasi nuk ka zgjedhje në kampin tjetër. Përplasja dhe përballja është e ashpër, e fortë. Pse mos të jetë e sinqertë kjo garë?

A është garë e barabartë?
Patjetër që është. Ata po vënë në funksion anëtarësinë e PD-së. Ata kanë zgjedhur që të kandidojë.

Po kandidimi i zotit Shehaj që ka qenë risi në 2017-ën ndërsa në këto zgjedhje ishte i dyti pas Bashës. A përbën rrezik për zotin Basha?
Jo nuk ka rrezik për asnjërin. Ata në fund të ditës janë të PD. Jam i lumtur që partia që unë dua ka një garë të brendshme. Ka lirinë e diskutimit. Nëse ky lidership akuzohet për autokrat është e pabesueshme. Në PD mund të diskutosh. Zoti Elezi nuk plotësonte kriteret, pasi ka të tilla. Për mua individë të cilët nuk kanë qenë asnjë orë dhe as një minutë në luftën kundër Edi Ramës të dalin papritur, që organizojnë protesta kundër Bashës, tani janë lojëra. Flasim për demokratë dhe njerëz seriozë. Këtu ka një garë. Kemi një ish-deputet, një deputet, një anëtar të Këshillit Kombëtar dhe aktiviste e PD. Të gjithë kanë kontributet e tyre, janë në garë. Të katërt kandidatët shkojnë në çdo degë nga kryetari i degës. Kjo është zgjedhje. Pastaj është; ‘një anëtar, një votë’. Zgjedhjet janë zgjedhje, do shohim. Personalisht mendoj që mos të flasësh për vjedhjen e votave s’duhet ta kërkosh kryetarin e PD dhe mos të pretendosh që të jesh. Këtu ka ndodhur një megavjedhje, që i është bërë jo vetëm PD por të gjithë qytetarëve.

A duhet të ketë rrotacion brenda PD për lidershpin e saj?
Basha s;ka bërë asnjë krim, por ka mbrojtur vendimin. E vetmja e keqe e tij është një njeri i ligjit, në një sistem të paligjshëm. Shikoni se çfarë ka kërkuar ai, që të largohen banditë nga parlamenti. Ka kërkuar zbatimin e marrëveshjes së 5 qershorit, lista të hapura 100%. Në të gjithë karrierën e Bashës, të gjitha luftërat e tij kanë qenë për demokratizmin e shoqërisë shqiptare. Të njëjtën gjë ka bërë edhe për PD. Që me hapjen e partisë. Agron Shehaj vjen si pasojë e hapjes së PD. Në këtë kontekst tregon edhe mendësinë e Bashës, mendësinë politike që është një individ që beson jo vetëm tek demokracia e brendshme por dhe tek nevoja e këtij procesi. Sot vijmë tek diskutimi që kush fiton. Të flasësh sot se; ‘fajin e ka filani apo fisteku’, ne e dimë se kush i vodhi votat.

A po fshihet opozita pas gishtit që thotë; ‘po vidhen votat?’
Nëse nuk do të dorëzonim prova do ishte e vërtetë. Por a kemi dorëzuar prova ne? Kjo është një opozitë që ka denoncuar në detaje çdo krim dhe e ka faktuar si të tillë. Ne kur flasim, flasim me fakte.

A keni keqardhje?
Kam keqardhje që nuk jam në parlament. Është nder që të jesh pjesë e PD në parlament. Është partia që ka bërë histori.

Do vazhoni kontributin tuaj në PD?
Padiskutim. Unë nuk u bëra demokrat kur u bëra deputet. Unë linda demokrat, vijë na një familje demokratësh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb