Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve në Partinë Demokratike, Jemin Gjana ka dalë sot në një deklaratë për mediat nga selia blu, ku ka folur për zgjedhjet për kreun e kësaj partie. Zgjedhjet do të mbahen më 13 qershor.

Sipas tij, 4 kandidatët e PD për kreun e ri, nuk kanë dorëzuar emrat e përfaqësuesve në 74 degët e të gjithë vendit. Gjana tha se Basha ka sjellë emrat e anëtarëve të tij të Komisioneve, duke shtuar se tre kandidatët e tjerë nuk i kanë dorëzuar.

Mes të tjerash Gjana tha se kandidati Agron Shehaj ka dorëzuar listë ‘nul’ me anëtarët e Komisioneve, pasi ata nuk janë pjesë e PD.

“Përfaqësuesit e kandidatëve të tjerë nuk kanë sjellë asnjë emër që do i përfaqësojë në 76 komisionet e votimit. Është zhvilluar një diskutim i gjatë, madje njëri nga kandidatët. Shehaj dorëzoi pardje një listë që pasie verifikuam rezultuan se askush prej tyre nuk ishte anëtar i PD, është një listë blof, e papranueshme të bëhen lojëra të kësaj natyrë. Plotësimi i Komisioneve me përfaqësues të kandidatëve është e drejtë, jo detyrim. Nëse duan ta shfrytëzojnë, deri më tani po e zvarrisin përtej çdo kufiri dhe mbrëmë e km bërë të qartë, asnjë emër nuk mund të shkojë në Komision pa u verifikuar nga Komisioni Zgjedhor. Ne do presim deri në minutat e fundit, por në asnjë rast nuk do të delegohet pa bërë verifikimet. Asnjë emër nuk mund të shkojë në Komision pa u verifikuar nga Komisioni i PD, një njeri që ka shkuar të shoqërojë kandidatin për deputet të Murrizit apo Patozit, është i ditur që ka qenë në fushatë dhe s’mund të marrë pjesë. Ata që kanë bërë fushatë të fshehtë, nuk mund të hyjmë në shpirtin e secilit. Janë përcaktuar kush konsiderohen vota të vlefshme dhe të pavlefshme si edhe është miratuar udhëzimi për votimin e anëtarëve të PD të cilët nuk e kanë emrin në lista, por disponojnë dokument anëtarëve. Nuk do u mohohet kjo e drejtë, por do ketë disa kushte dhe disa përjashtime. Kushtet do të jenë që do të paraqiten pranë qendra me dokumentin e anëtarësisë dhe me kartën e identiteti, Komisioni ka për detyrë që të regjistrojë në një formularë të posaçëm emrin atësinë dhe mbiemrin, nr e identifikimin, numrit të telefonit dhe të marrë firmën dhe kartat e anëtarësisë do të mbeten te Komisioni që do i depozitojë në Komision bashkë me materialet e tjera. Këto karta në një procesverbal të posaçëm do ua dorëzojë Sekretarit Organizativ që brenda 1 muaji do i regjistrojë në sistem, të nxjerrë kartat e reja dhe t’i pajisë me kartat e reja të anëtarësisë dhe më pas do i kthejnë dokumentin e vjetër. Përjashtohen ata anëtarë që në fushatën e fundit zgjedhore kanë qenë anëtarë, komisionerë, vëzhgues apo aktivistë të partive të tjera jashtë koalicionit të PD me aleatët”, pohoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: