Ish-Drejtues i Krimeve të Rënda Eugen Beçi, ka deklaruar se gara për kreun e SPAK është një garë e thjeshtë, por se komplikohet për shkak të ndërhyrjes dhe përfshirjes së politikës.

I ftuar në emisionin “Open” në News24, Beçi tha se pavarësia e SPAK do të cedojë kushdo nga palët të fitojë, referuar këtu ndikimeve të jashtme.
Sipas tij reforma në drejtësi u bë që të mundej të mbahej jashtë ndikimi i politikës, por se kjo nuk u arrit.

“Gara duket se është formale e thjeshtë sepse tre kandidatët paraqesin back ground-in e tyre si prokurorë të SPAK dhe Krimeve të Rënda. Gara bëhet interesante në sajë të betejës.
Kushdo nga palët të fitojë, nga politika, do kemi mungesë të pavarësisë, do ndikohet KLP do të thotë që drejtuesi i SPAK do të mbajë të varur prokurorët e tjerë. Ndikimi amerikan dhe i politikës është diçka negative.
Reforma u bë që të mbaheshin duart larg nga politika por nuk u bë dot e mundur të shmanget ndikimi politik. Pavarësia do cedojë kushdo nga palët do të fitojë.
Tre prokurorët janë profesionistë të mirë por ndikimi politik do të bëjë diferencën”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: