Gazetari Mentor Kikia, i ftuar në emisionin “Open” në News24, foli për garën për kreun e SPAK dhe komentoi deklaratën e ambasadores së SHBA-së Yuri Kim.

Sipas Kikisë, ambasadorja Kim di diçka që ka ngritur alarmin për kërcënimet e prokurorëve dhe lobimi që po bëhet është politik.

“Kemi folur dhe për mesazhet e kërcënimeve dhe faktet tregojnë që pas alarmit të ngritur nga ambasadorja Kim, do të thotë se di diçka. Mendoj që ndikimi mund të jetë në lobim. KLP përbehet nga 11 anëtar, ai që do zgjidhet duhet të këtë minimum 6 vota. Këtu fillon lobimi. Mund të jetë një deformim i rezultatit. Pushteti ka më shumë asete. Aktorëve politikë të opozitës, nuk ofronin bashkëpunim në kuadër të bashkëpunimit në drejtësi. Libimi është ndikuar dhe nga faktorët e biznesit, që me mënyrat e tyre lobojnë për të ngritur dhe ndikuar. Fjala e ambasadores përjashton krimin, fokusohet te politika. Sipas saj lobimet janë politike. Se janë në opozitë apo mazhorancë këtë nuk e dimë”, u shpreh Kikia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb