TIRANË

Këshilli i Lartë i Prokurorisë në mbledhjen e sotme  do të miratojë listën e kandidatëve, të cilat kanë shprehur interes për postin e kryeprokurorit të Përgjithshëm. Ky komision do të  skanojë të gjitha kriteret e kandidatëve, ndërsa më pas do t’u jepet e drejta atyre për të vijuar garën për ta marrë postin e kryeprokurorit.

Kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi theksoi se këshilli është në gjendje të vlerësojë kandidatët.

“Sot Këshilli është në gjendje të vlerësojnë kandidatët të cilët plotësojnë kushte ligjore për të vazhduar garën për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm. Anëtarët të Këshillit kanë shqyrtuar me seriozitet dosjen e çdo kandidati”-tha ai.

Po kështu në garë për këtë post? Emrat të cilët do tentojnë të marrin postin e kryeprokurorit janë Olsian Çela, Fatjona Memçaj dhe Lulzim Allushaj dhe Arta Marku (kryeprokurore në detyrë). Nga katër kandidatët e mësipërm vetëm Olsian Çela ka kaluar vettingun me vendim të formës së prerë. Pas shqyrtimi të dokumentacionit, KLP tha se Arta Marku dhe Fatjona Memçaj dhe  Olsian Çela i plotësojnë kushtet ligjore paraprake për të vijuar garën.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: