Kandidatja për kryetare në PD, Edith Harxhi e ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ të Nisida Tufës në News24 i ka bërë ftesë publike Lulzim Bashës dhe kandidatëve të tjerë për një debat.

Edith Harxhi ka deklaruar në studio se pika e saj më e fortë është kthimi i PD tek idealet e viteve ’90 si dhe ristrukturimi, reformim si dhe bashkimi dhe hapja e partisë.

Ajo thotë se ka marrë kohët e fundit mijëra mesazhe nga demokratët për të cilët thotë se i kërkojnë ndryshimin dhe kthimin e partisë tek demokratët e qytetarët.

Sa i përket shpalljes ‘non grata’ të Sali Berishës nga SHBA, Harxhi thotë se gjithçka ka nisur së mbrapthi pasi nuk ishte radha e Berishës për të marrë këtë ‘dënim’.

PYETJA: Një koment mbi zotin Berisha që i shpall ‘non grata’ në SHBA. Keni qenë zv/ministër e jashtme, si e pritët këtë lajm?

EDITH HARXHI: Ishte lajm i trishtë, ditë e vështirë për demokracinë shqiptare. Pata ndjenjë jo të mirë, pata emocion kur e dëgjoba. Nga ana tjetër mendoj që Berisha ka bërë një hap, një gjest shumë interesant dhe të guximshëm për të mbrojtur nderin e dinjitetin siç ka theksuar ai. Shpresoj ta vazhdojë këtë rrugë sepse në mënyrë të qartë bëri një ndarje mes tij që është individuale dhe PD. Fakti që ai  nuk është kryetar e ndihmon procesin e të ardhmes në PD.

Ky qëndrim nuk mund të ndryshojë me asgjë, do të vazhdojë dhe unë si transatlanticiste që jam, mendoj e gjykoj që çfarëdo e sido që të jetë SHBA do të ngelen aleati ynë më i fortë, jo vetëm i Shqipërisë dhe PD

PYETJA: Pritej kjo gjë?

EDITH HARXHI: Nuk e prisja, personalisht nuk e dija. Ishte e papritur si vendim. Normalisht, në situatën aktuale në Shqipëri mendja të shkon që qeveria aktuale me korrupsion duhet të ishte jo non-grata, por shumica e ministrave duhet të ishin non-grata/ Por edhe mediat ndërkombëtarë, organizatat që i kanë bërë jeohonë korrupsionit në qeevri, krimin e organizuar, të sjellin faktin që në këto 8 vite Shqipërinë e ka qeverisur Edvin Rama. Ai duhet të ishte përgjegjës para çdo drejtësie.

Shoh diçka shumë interesante, shoh që në politikën shqiptare ka rënë një bombë atomike. E shoh tek politikanët që i frikësohen shumë çdo verdikti gjyqësor, se tek Berisha nuk kemi verdikt gjyqësor. Kjo është këmbanë alarmi, vetë heshtja e shumë politikanëve të lartë, si Ramën edhe liderin e opozitës. Statusi i tij nuk ishte solid, por nga halli që të mbante balancë. Edhe reagimi i Metës është vonë. Nuk është problemi që ka patur vetëm ndalim non grata për Berishën e familjen. Kjo është hera e parë në këto përmasa në Shqipëri.Gjithmonë mendoj se ka filluar për së mbrapthi. Pavarësisht që nuk e paragjykoj politikën e SHBA, kam qenë bashkëpuntorë e ngushtë e DASH, bashkëpunoj ende me organizata. Ndoshta nuk ishte radha.

Këto janë çështjë të drejtësisë ndërkombëtare. Jam e bindur që Berisha e ka menduar mirë, ka njohjet e duhura. Besoj do e bëjë betejë individuale. Nuk e paragjykoj dot as fillimin, as fundit.

PYETJE: Keni komunikuar me Berishën?

EDIT HARXHI: Kam marrëdhënie të mira, kam pasur shumë të mira, i kam mbajtur edhe pas largimit nga qeveria. Ka kontribut në PD dhe politikë, janë të pamohueshme. Çështjet e tjera gjyqësore janë përtej meje.

PYETJE: Do të keni ditë shumë të zëna. Keni shpallur kandidaturën për kryetare të PD, pse u zgjodhët ju?

Grupi për PD është ngritur këto javët e fundit pavarësisht se secili ka aktivitet prej 2017 pas humbjes së zgjedhjeve. Ne kemi vazhduar punën tonë. Pas 25 prill humbjes së thellë në këto zgjedhje vendosëm të rigrupohemi, i janë bashkangjitur edhe të tjerë si Nishani.

Për këtë arsye mendoj që ne tentuam disa herë të kërkojmë dorëheqjen e Bashës. PD ka patur 8-vjeçar mjaft shqetësues. Duke patur parasysh që PD është jashtë parlamentit për 2 vite. Është jashtë pushtet lokal e vendor. Kosto ëpr PD dhe të marrëveshjes politike të 5 qershori, negociuar më parë, por Basha u fut me garanci të mëdha, garantoi dhe 2-3 ditë më parë zgjedhjeve se do mbronte votat.

Kërkuam reformë të thellë, kërkojmë reformë të thellë nga themelet të PD. Të ristrukturojmë gjithë partinë. Vendosi të më kandidonte mua dhe zotin Ibsen Elezi.

PYETJA: Pse duhet të votohet emri juaj, një grua për herë të parë në krye të PD?

EDITH HARXHI: Pse duhet të votoni ju si grua, është hera e parë që kandidon një grua në PD, e sigurt se mund të sjellë një risi në PD dhe opozitë. Ka nevojë për rifreskim urgjent, gjithë politika ka nevojë për klasë të re politike. Demokratët duhet të shohin që ka 18 vite që e ka nisur këtë lëvizje dhe s’ka lëvizuar asnjëherë nga PD. PD ka shumë vite që nuk është ajo e 90. Qëndroj fort te idealet e Lëvizjes Studentorë. Kam qenë besnike e PD për 30 vite, kam një avantazh shumë të madh që janë marrëdhëniet ndërkombëtare, aleatët, BE e SHBA. Jap kontribut shoqëror në Shqipëri pavarësisht se jam anëtare e PD. Flas për Shqipërinë e kontribuoj për Shqipërinë. Asnjëherë nuk e fsheh që jam në PD, jam e djathtë në themele. Besoj tek principet, linja ideologjike të cilat janë tregu, meritokracia, besimi në zot, çështja kombëtare, euroatlanticizi. PD ka devijuar nga themelet, nuk është antikomuniste, as parti e ish-pronarëve.

PYETJE: Cila është pika më e fortë e platformës suaj?

EDITH HARXHI: Pika ime më e fortë do të jetë kthimi i PD në idealet e viteve 90. Duhet të reformohet e gjitha, të strukturohet, në tre mënyra, në formë ideologjike, duhet formë tjetër, është më tepër në qendër se djathtas.

Duhet të ristrukturohet në brendësi sepse strukturat e saj sot janë amorfe, në degë e seksione apo grupseksione s’ka solide.

E treta duhet ristrukturim të fortë në përmbajtje, si statuti. Duhet të jenë vlerat të parat, kontributet. Ajo çfarë nuk u bë në këto 8 vite, po u çbe, është bashkimi, hapja e afrimi i të gjithëve atyre që kanë kontribuar e kontribuojnë në PD.

Duhet një e djathtë moderne.

Agron Shehaj është kandidat mjaft i mirë. Ka bërë mirë që garon. Do të doja të kishte më tepër garues. Deri nesër mbetemi ende aplikantë, jo kandidatë. Nuk e dimë cili nga ne do të kandidojë apo skualifikohet. Po të jepte dorëheqjen Basha do të kishte më shumë barazi. Unë i bëj ftesë Bashës dhe gjithë kandidatëve të tjerë, i ftoj në debat publik. Basha ta zgjedhë vetë forumin, median, strukturën për të dalë në debat publik. Cili është vizioni ynë. Nuk shoh ndonjë vizion të ri tek Basha për PD. Të fillosh nga e para pas 8 vitesh nuk është vizion. Por cila ësthtë platforma për reflektim dhe për të bërë PD fituese, jo humbëse për herë të 4-t e të 5-të.

Nuk duhet kohë e gjatë, kontributet janë aty, kam marrë mijëra mesazhe nga demokratë nga gjithë Shqipëria, që kërkojnë ndryshim, reflektim reformë, partia t’i kthehet qytetarëve e demokratëve sa më parë. Duhet tu kthejmë besimin njerëzve. Nuk është PD vetëm e demokratëve, është vlerë kombëtare. Është e munguar tani. Kam bërë një bilanc 30vjeçar. Ka qenë dhjetor i ’90. Kam qenë 18 vjeç e 6 muaj në atë kohë. Vendimi për të dalë në shesh në 8 dhjetor guxova, dola pa lejen e prindërve, dola në grevë, dhe sot me bekimin e tyre guxoj prap. Kam dhe guximin e miqve, bashkëshortit që udhëton me mua në këtë betejë politike. Tani po merr një përhapje, tek shqiptarë, qytetarët, mendoj si një grua në një moshë  të maturuar, si një njeri që ka arritur nivelin intelektual, diplomate karriere dhe një besnike e të djathtës dhe PD. Është koha jonë, koha e grave.

PYETJE: Çfarë pritshmërish reale keni?

EDITH HARXHI: Përtej gjithçkaje që ka ndodhur për të manipuluar zgjedhjet pa ndodhur ende, për ta kthyer në garë të pabarabartë. Anëtarët e Komisionit janë miq të mi, po i ka vendosur Basha. Shpresoj po të jem kandidate zyrtare të kem lsitat, duhet të kemi në çdo qendër komisionerë. Basha do garojë nga kryetar i PD, me makinë, zyrë 80 m2 dhe gjithë administratën mbrapa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb