Mentor Nazarko i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka analizuar garën për kryetar në PD si dhe shpalljen ‘non grata’ të ish-kryeministrit Sali Berisha nga SHBA.

Nazarko thotë se në PD momentalisht më i favorizuar është Lulzim Basha për t’u rizgjedhur, por futja në lojë e Agron Shehajt e vë në pozitë të vështirë.

Ai thotë se Shehaj nuk mund të quhet kandidat i futur nga Basha në këto zgjedhje, pasi në politikë nuk ka besnikëri.

PYETJA: Zgjedhjet e 25 prillit vazhdojnë në skanerin e KAS-it, me shumë refuzime prej kërkesave të partive nga opozita. Kemi situatë zgjedhjesh në PD, kemi qetësi relative në LSI, komisioni hetimor për Metën. Si e shihni garën në PD, moment vitalizimi në PD apo nuk jeni entuziast?

MENTOR NAZARKO: Është zhvillim pozitiv dhe hop cilësor në rastet e tjera të fushatave brenda PD, për shkak të pjesëmarrjes së kandidatëve më shumë se 2, për shkak të cilësisë që ofrojnë, profileve personale jetësore që shpalosin, në këtë kuptim është dhe hop cilësor me PS që kanë kaluar shumë vite nga koha kur kishte garë të tillë.

Kemi parë brenda PS , por pesha e tyre ishte më e madhe, ishte Meidani, Meta, Edi Rama, Fatos Nano, figura të cilat kishin gjurme më të fuqishme jo vetëm në historinë e PS por edhe Shqipërisë.

Në rastin e PD nuk është ashtu. Dinamika e zhvillimeve brenda PD-së e shikuar në tërësi edhe me zhvillimet post-zgjedhore, zhvillimet e vendit, manovrat, janë zhvillime normale në një vend që ka po themi ecurinë e vet demorkatike. Në këtë qetësi relative, preferencë për rrugët ligjore, legale të ankimimit, për si po përjetohet humbja, Basha duhet të pranojë me apo pa kushtëzimin e SHBA është duke përjetuar humbjen në një mënyrë korrekte pa shkuar në skenar radikalizues që do ishte problematik për Shqipërinë dhe imazhin e saj.

PYETJA: A e favorizon Bashën gara me 4 kandidat dhe një raund?

MENTOR NAZARKO: Basha është më i favorizuar, por hyrja në lojë e Shehajt e vë në pozitë të vështirë. Shehaj është outsider, nuk ka bërë një jetë politike, partiake, graduale, nga simpatizant i partisë, degën e Vlorës etj. Ai prej imazhit të tij, suksesit në biznes jashtë vendit, edhe i pëlqyeshëm në rrjetet sociale, shumë i rëndësishëm për shekullin që jetojmë, është kandidat problematik, pa hipoteza me qeverinë, s’ka pasur poste. E pasuron garën brenda PD, dhe në përfytyrimin tim një që mund Ramën pas Bashës, është një njeri i bërë vetë, që nuk ak hipoteka, reflekton energjinë e një brezi të ri, nuk asociohet me tranzicionin e tejzgjatur të Shqipërisë.

Shehaj zotëron një pjesë të cilësive. Si për të motivuar qytetarët dixhitalë të zhgënjyer brenda radhëve të PD, tha se Rama është më i korruptuari në planet. Është shquar në PD për denoncim të aferës së Unazës së Re në të cilën në fakt sipas gjykimit modest mund të ketë treguar ekspertizë nga marrja e tij me biznes, por gjuha e tij ishte retorikë jo perëndimore. E paimagjinueshme në perëndim, në Itali që pavarësisht jeta partiake i lejon abuzimet gjuhësore e komunikatave të tregojë palën tjetër si hajdut, të korruptuar.

Ndoshta e ka dhe një defekt të tjetër, ka elementë në komunikim apo diksion. Ai ka shkrirje të dialektit lab me italishten, e ka të butë që e bën të veçantë, të spikatur.

PYETJA: Nga këta kandidatë, përveç Shehajt për një PD ndryshe, të tjerë çfarë përfaqësojnë, klane apo grupime?

MENTOR NAZARKO: Shumë vështirë të imagjinosh, profili i znj.Harxhi është i dikujt që është marrë me diplomaci, ka punuar në UNMIK, e afërt me familjen Berisha.

Është dhe Fatbardh Kadilli, cilësia e kritikës së tyre është e mirë, e shëndetshme, nuk është asgjësuese. Dua ta shënjoj tranzicionin shqiptar nga komunikimi. Këta kritikë të BAshës nuk janë me karakter agresiv, tranzitive. Doja të thoja diçka. Do të pëlqeja një figurë të Forumit Rinor. Lisander Hoxha për shembull, më pëlqente nga aspekti komunikimit. Por nga këta do të spikasja Shehajn, e ka kaluar një provë të popullaritetit brenda PD. Edhe në raport me një problem që po kalon PD si çështja Berisha, Shehaj me atë hermetizmin e tij jo koment tregoi një përparimi, distancimi që është linja zyrtare e PD.

Sa i takon grupimeve nuk di të them. Kjo parti ka nja 8 vite jashtë pushtetit ekzekutiv. Është këputur nga pushteti lokal. Shehaj ngjan se ka qenë produkt i Bashës. Nuk bëri keq. Por s’pati rezultat të morë në Vlorë. Që insistoi në Tiranë. Por ama kjo s’do të thotë, nuk ka në politikë besnikëri. S’do të thotë se Shehaj është kandidaturë e Bashës.

 

Sa i përket shpalljes ‘non grata’ të Berishës, Nazarko e konsideron fyese dhe tendencioze të akuzohet SHBA se u shpall vendimi menjëherë pas zgjedhjeve për të mbuluar masakrën elektorale dhe goditur opozitën.

Sipas Nazarkos, po shihet vendimi ndaj Berishës si mbështetje e SHBA ndaj Ramën, por nuk është e tillë, pasi duhet marrë në konsideratë çfarë do të ndodhte nëse vendimi publikohej para zgjedhjeve.

 

 

MENTOR NAZARKO: Koha punon për Ramën, të paktën në këtë periudhë të parë. Rëndësia e kohës, ndërsa ngjarjet bëhen në kohë e hapësirë. Dikush për shembull, ishte gabim i Presidentit, fletërrufe, natyrisht përdoren me afat të caktuar, si në kohë të komunizmit që bënin daci bau.

U zgjodh kjo kohë për të hequr vëmendje nga masakra elektorale. Është tendencioze dhe fyese për SHBA. Materialet në ngarkim të Berishës, nuk kanë qenë një depozitim në administratën Biden, por ndër vite. Ishin produkt i kohës. Të pretendosh që ato u bënë publike fiks pas zgjedhjeve, dhe që PD po merret me këto. Është tendencioze.

Sikur të kishin dalë përpara zgjedhjeve do thoshin se ishte goditje e rëndë për opozitën. Mendoj se zgjedhja e kohës që ngjan se ka favorizuar Ramën por nuk është ashtu, lidhet me atë që ndoshta Berisha jo publikisht të sugjerojë një linjë përplasëse të sjelljes apo aksionin opozitar. Ne dimë, që PD është shtëpia që ai ka ndërtuar. Ajo shtëpi do rindërtim etj, por prap është shtëpia e tij. Berisha ka preferuar përplasjen me qeverinë, mosnjohjen e zgjedhjeve. Skenar që do e nxirrte nga shinat e normalitetit. Në qershor Shqipëria pret konferencën e parë ndërqeveritare, dhe BE do i propozojë një dritare për çeljen e negociatave. Dhe më pas Shqipëria të hyjë në protesta, do e përplaste opozitën me SHBA e BE.

PYETJA: A do SHBA të shmangë Berishën e Metën?

MENTOR NAZARKO: Për Metën, në nervozizëm e sipër ka bërë gabime. Ai do vlerësohej më tepër nëse nuk do t’i bënte në komunikim, ai është dhe lojtar taktik i fortë. Di që SHBA në respekt të Shqipërisë po respektojnë dhe Presidentin. E kanë afruar me një lloj diferenciale në manovrat e Defender 21. E përsëris që, ajo çfarë ndodhi është që SHBA duan të ndikojnë nëpërmjet këtij instrumenti, shpalljen non grata, në zhvillimet ebrendshme që ndikojnë në peshën e Shqipërisë në Europe dhe botë. Imagjinoni skenarin radikal, dhe në vend të Defender 21 tek ‘’Nënë Tereza’’, ku fëmijët përqafonin ushtarët e NATO-s, të kishim protesta.

Kontestimi i zgjedhjeve ekziston në rrugë ligjore. Kështu që është dhe ajo ndërlidhja që doja të bëja mes zhvillimeve në PD, kahja normale, demokratike në raport me atë zhvillimin tjetër që u parandalua. Dhe veprimi i Berishës është normal, kreativ, inteligjent, i përplasjes me Blinken në një forum gjyqësor në Francë. Ai thotë se unë u përpoqa.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb