Në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në Neës24 është debatuar mbi garën për kryetar në PD, të ardhmen e saj partisë dhe platformën e kandidatit Fatbardh Kadilli.

Analisti Vasjari ka kundërshtuar Kadillin duke thënë se synimi për të krijuar në PD konservatore është asgjësuar.

Sipas Vasjarit, PD nuk është konservatore klasike dhe as ka për të qenë më. Ai thekson se nuk ka sens që në 2021 të evokosh komunizmin e tu flaësh të rinjve për atë.

Nga ana tjetër Kadilli është shprehur qartë se do një do ta ndajë PD-në nga kultura anti-komuniste, teksa thekson se si kryetar do të synojë të mobilizojë të gjitha figurat e energjitë brenda apo dhe jashtë PD.

 

ARJAN VASJARI: Jeni për një PD konservatore. Parti demokratike nuk është konservatore klasike, dhe unë besoj se nuk do jetë më. Besoj që pas 30 vitesh tema që PD të jetë konservatorë është e asgjësuar.

E thatë me të drejtë, në 2021 të kërkosh të evokosh komunizmin për ata që kanë lindur në 1990, tu flasësh atyre për komunizmin, të ndërtosh fluks ideologjik sot nuk ka sens. Historia nuk lejon. Kundërshtarët e PD nuk janë komunistët. Transfuzionin e saj ideologjik PD e ka kryer me sukses. Çështja e ndërtimit të një partie konservatore nuk ekziston.

Them për ti vënë pikë, përpjekja për të krijuar në parti konservatore, ndërkohë që bota shkon drejt shtetit administrativ.

 

FATBARDH KADILLI: Ne përdorim termat e majtë e djathtë, liberal, konservator, socialist. Nuk bie dakord që PD nuk i ka elementet e një partie konservatore. Natyrisht nuk i afrohet konservatorëve në Angli. Ndoshta më afër republikanëve në SHBA. Ato nuk janë burime ideologjike, por biologjike. PD ka fasha të ndryshme shtresash, që më shumë janë biologjike. Disa të përndjekur, nacionalistë. Edhe ata janë të ndryshë, Gjyshi ka qenë aty, babai disi më i dëmtuar, dhe vjen djali.

Edhe ish-pronarët nëse gjyshi ka pasur pronë ç’lidhje kam unë përveç se ta marr unë atë. Këtu kemi të bëjmë me filozofinë mbi pronën. E djathta është filozofi. Shoh tek PD, dua ta ndaj partinë nga kultura anti-komuniste. Nuk e perceptoj të tillë politikën. PD duhet të jetë e demokratëve, nuk merret një demokrat me anti-komunistë.

Në krye të PD të kem mundësi të mobilizoj të gjitha energjitë rrotull PD, madje goxha më larg se PD. E djathta është filozofi, ka theme traditën si dinamikë drejt modernitetit. Ka ligjshmërinë si parim dhe lirimin e individit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: