TIRANË- Kandidati i PS për Tiranën Erion Veliaj e ka nisur vrullshëm fushatën për t’u bërë kryebashkiak, pavarësisht mjeteve që përdor. Veliaj ka menduar që në këtë fushatë që pritet të nisë zyrtarisht pas pak ditësh, të shohë nga afër çdo rrugë të kryeqytetit dhe për këtë, një ndihmë e mirë është biçikleta. Kandidati i maxhorancës e promovoi pikërisht sot këtë ide, duke udhëtuar me bicikletë nëpër Tiranë.

“#DrejtimiDuhur me vepra dhe jo me fjalë. Nga sot, fushata jonë do të ketë një stacion biçikletash në PS, që të gjithë aktivistët tanë, të kenë mundësi të lëvizin me biçikleta. Qyteti duhet t’u rikthehet njerëzve sepse cilësia e ajrit, e mjedisit dhe hapësirave publike është jetike për të gjithë”, ka shkruar Veliaj në facebook.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb