Edy Reja ka folur në konferencë për shtyp për dy miqësoret kundër Uellsit dhe Republikës Çeke, shpjegoi mungesën e disa lojtarëve si Strakosha e Hysaj por gjithashtu u ndal edhe tek çështja Kambaeri. Tekniku italian bëri dhe një koment të shkurtër në lidhje me garën për titull në Superligë dhe kë nga 3 finalet do të ndjek live:

MUNGESA E STRAKOSHËS DHE KAMBERIT- Është kënaqësi që jam para jush. Kemi disa probleme për sa i përket pjesës së portierëve. Berisha dhe Strakosha kanë pasur problem fizike. Do flasim edhe me stafin mjekësor kur të gjithë lojtarët të jenë këtu, për t’i parë nga afër. Pasi të kenë mbaruar ndeshjet e kampionatit shqiptar, mund të bëj ndonjë ndryshim për sa i përket portës. Për sa i përket Kamberit kemi folur me përfaqësuesin e tij, nga i cili nuk i kemi marrë një përgjigje, si duket nuk është entuziast. Do e ndjekim në vazhdimësi atë, nuk mund të themi se është mbyllur këtu. Në ndeshjet e Ligës së Kombeve kemi bërë shumë eksperimente, lista është e madhe, e cila sa vjen dhe bëhet më e shkurtër. Shumë lojtarë të rinj ende nuk janë gati, prandaj nuk po i shikojmë në vazhdimësi. Ka shumë lojtarë të rinj, të cilët luajnë me ekipe të njohura në Europë. Për ndeshjet e Botërorit, unë do të bazohem të ata lojtarë që janë në formë dhe më japin besim. Mihaj ka probleme fizike, po ashtu edhe Dermaku me Hysajn. Ky i fundit ka edhe çështjen e kontratës dhe nuk është në një moment të mirë. Themi shpesh që kemi ndeshje miqësore, por për mendimin tim miqësoret nuk ekzistojnë. Kemi përballë dy ekipe të forta.

BAJRAMI– Për Bajramin do flasim në vijim. Dëshira e tij është e madhe për të ardhur këtu. Është nga më të mirët në Serie B. Ka aftësi të mira për të dribluar. I kalon lehtë kundërshtarët. Do ishte ideal për ekipin tonë. Dëshira është e madhe që të zgjidhet gjithçka dhe besoj se do jetë një fund i lumtur.

AFRIMET NGA SUPERIORJA– Për mua nuk janë dy ndeshje miqësore, por janë ndeshje të rëndësishme për atë që presim. I kam lënë një javë pushim për të qenë gati, deri të shtunën do jenë gati. Kemi dy kundërshtarë të rëndësishëm. Lojtarët duhet dhe besoj se do të jenë të motivuar.

NDESHJET DHE TITULLI NË SUPERIORE- Ka qenë një kampionat shumë i ekuilibruar deri në javën e fundit dhe ende nuk dihet si do shkojë, me 3 skuadra ne lojë. Unë për vete do jem në Durrës, por kjo nuk do të thotë se do mbaj krahun e ndonjë skuadre. Të gjitha skuadrat i kanë mundësitë për titullin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb