Lionel Messi duket se do fitojë edhe një tjetër ‘Top të Artë’, pas eliminimit nga Liga e Kampionëve e Cristiano Ronaldos.

Sulmuesi argjentinas i Barcelonës është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer këtë edicion me skuadrën e tij dhe kjo duket se do ta ndihmojë për ta fituar për herë të pestë ‘Topin e Artë’.

Sipas të përditshmes spanjolle ‘Sport.es’, gjeniu argjentinas ka marrë një plus të madh nga eliminimi i Real Madridit dhe Ronaldos nga Liga e Kampionëve dhe rruga e tij tani është hapur për çmimin më të madh personal për lojtarët.

Messi me Barcelonën e tij është në garë për La Ligën, Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve, ndërsa mund ta ketë rivalë francezin Paul Pogba, i cili me Juventusin është shpallur kampionë në Itali, është në finale të Kupës së Italisë dhe në finale të Ligës së Kampionëve.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: