Ministrja e Ekonomisë dhe Financave ka bërë me dije se aplikimet për garancinë e parë sovrane janë shtyrë deri më 20 qershor.

Denaj thotë se deri më 5 qershor kanë aplikuar 712 subjekte nga të cilat 462 u është miratuar, përkthyer në vlerën e 5 milionë e 883 mijë.

Qeveria shqiptare gjatë pandemisë akordoi dy garanci sovrane për kredi, e para 11 miliardë lekë ku riskun e merrte përsipër plotësisht qeveria, dhe një të dytë 15 miliardë lekë ku qeveria garantonte 60% të principalit të çdo huaje dhe interes jo më shumë se 5%, por vetëm për 3 kategori, turizmin, fasoneritë dhe aktivitetet prodhuese.

 


STATUSI NGA ANILA DENAJ

?Afati i aplikimeve për kredi me Garanci Sovrane 1 është shtyrë deri në datë 20 Qershor.

Për kreditë përmes Garancisë Sovrane për Pagat e sektorit privat, Qeveria Shqiptare:
✅ subvencionon plotësisht interesat;
✅ garanton 100% kreditë e aprovuara nga sistemi bankar.

Të dhënat mbi Garancinë Sovrane deri në 05 Qershor. ?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb