Ministrja e Financave, Anila Denaj në një lidhje live për ”Neës24” ka thënë se për garancinë sovrane deri më tani janë 465 aplikime teksa janë alokuar 5.4 miliardë lekë, sa gjysma e intstrumentit 11 miliardë lekësh.

Denaj thotë se janë edhe 57 kërkesa të tjera që po verifikohen nga bankat ndërkohë që është shtyrë afati për normën e interesit dhe gjithë bizneset që kanë aplikuar për garanci sovrane normën e interesit do e kenë 0 pasi do e mbulojë shteti tërësisht.

”Kemi 465 aplikime dhe me një numër total 5.4 miliardë lekë, pak më shumë se gjysma e fondit. Janë disbursuar 57 kërkesa dhe po verifikohen nga bankat. është shtyrë dhe afati pasi me aplikimin e normës së interesit dhe me normën e dytë, është shtyrë dhe bizneset që do përfitojnë nga kjo garanci do marrin pa interes kredi.
Ata që kanë pasur shqetësim për normën e interesin tashmë kjo nuk është më.
Ishte nevojë teknike, pasi politikat e riskut të çdo banke vendosin për aprovimin e kredisë. Por kur 100% e interesit është nga shteti, dhe nga ana tjetër ka nevojë për stimul ne nevojën imediate ishte për të vlerësuar edhe riskun. Në garancinë e dytë ndajmë riskun me bankat, dhe bankat me 40% të interesit do jenë edhe më konservative dhe përjashtojnë ato biznese me kredi të këqija. Nuk bëhet fjalë për të hequr biznese, por për të rritur cilësinë.”- tha Denaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb