Gjergj Buxhuku, përfaqësues i organizatës Konfindustria ka folur në ”News24” për aktin normativ të qeverisë që i garanton bankave të nivelit të dytë 11 miliardë lekë kredi për bizneset në mënyrë që ato të paguajnë punonjësit e tyre.

Buxhuku shprehet se ky kufizim për pagat vetëm për punonjësit duhet të hiqet dhe sipas tij dhe pse është lëvizje e mirë ka 3 probleme.

Sipas tij nuk dihet si do ekzekutohet në praktikë, e dyta kufizimi vetëm për paga dhe e treta nuk mjafton vetëm kredia bankare por biznesit i duhen masa lehtësuese.

Buxhuku po ashtu thotë se masat ekstreme nuk janë të nevojshme pasi Shqipëria nuk po kalon epidemi dhe menjëherë ekonomia duhet t’i rikthehet normalitetit.

 

 

”Është lëvizje e mirë. Duhet të theksojmë se ka probleme si do ekzekutohet në praktikë. Nga kontaktet që kemi pasur me bizneset e mëdha kanë shprehur problemin se a janë në gjendje të marrin kredi

Të hiqet kufizimi vetëm për paga. Bizneset janë në kushte të tilla që kanë shumë shpenzime të tjera. Të hiqet kushti që kredia janë për pagat apo për çfarëdo. Biznesi është interesuar të orientojë shpenzimet e tij në pikat ku ka nevojë. Nuk i intereson që të pushojë punonjës.

Pika tre, nuk mjafton kredia bankare. Biznesit duhet t’u thuash se cilat do të jenë masat lehtësuese që do të rikthehen drejt normalitetit. Cilat do jetë strategjia e normalitetit. Shumë e rëndësishme nuk është vetëm baza financiare, por një platformë për masat lehtësuese.

Këtë kërkojmë, jemi një mundësi financiare por jo me herë, pasi nëse rikthehet drejt normalitet, dhe duhet të kalojmë normalitet. Në gjithë analizën tonë tregon që kemi marrë masa shumë më të ashpra se me realitetin, nuk janë propocionale me rrezikun.

Nuk mund të qëllojmë një armik me top kur mund të qëllohet me revolver. Në rastin konkret duhet një platformë për masat lehtësuese. Atëhere të shihet nëse ka interes biznesi të përfitojë nga kjo garanci sovrane apo jo.
Jo vetëm kufizimet e pagave. Kur vë kufizime të tilla, ai biznes stepet. Ose do kalojë në lëvizjet që i njohim, në ato që nuk janë formale.

Do ishte mirë mos kufizohej garancia sovrane vetëm në fondin e pagave, por të lihej në diskredicionin e biznesit. Kur biznesi merr një kredi nuk është e përcaktuar pasi do e shlyejë gjithë aktiviteti ekonomik i tij. E merr për të mbuluar një problematikë.
Pastaj edhe këto kufizimet që tingëllojnë pak të çuditshme si jo më sipër se 15 mijë lekë.

Edhe ajo stepje që ka biznesi në parim, rregullat burokratike nuk janë të nevojshme dhe nga ana tjetër duhet urgjentisht të merren masa për një strategji për të dalë nga situata drejt normalitetit. Shqipëria nuk po kalon epidemi. Ne jemi në fazë normale, fare normale dhe nuk kemi pse shtrëngojmë dhe i vendosim thonjtë në fyt biznesit dhe ekonomisë. Duhet të dinë kur normalizohet situata.
Siç kanë vepruar vendet e tjera duhet të veprojmë edhe ne pasi janë më të konsoliduara.”- tha Gjergj Buxhuku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb