Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka dhënë detaje mbi garancinë sovrane 2 e cila është 15 miliardë lekë në funksion të rimëkëmbjes ekonomike të bizneseve.
Denaj thotë se në këtë garanci të dytë sovrane qeveria garanton 60% të principalit të çdo huaje, afat shlyerje deri në 5 vjet apo hapësirë për mos paguar principalin në jo më pak se 6 muaj.

STATUSI NGA ANILA DENAJ

15 miliardë lekë mbështetje nga Qeveria Shqiptare për Garancinë Sovrane 2

Garancia Sovrane II, ofron mundësi financimi për të gjitha sipërmarrjet e ndikuara në aktivitet nga situata e pandemisë dhe me një historik pozitiv të marrëdhënies kreditore. Qeveria ?? garanton 60% të principalit të çdo huaje, që bankat do të lëvrojnë për biznesin, sipas eksperiencave më të mira ndërkombëtare. Ky instrument:

 Është në dispozicion për sipërmarrësit në të gjithë sektorët e ekonomisë
 Synon të jetë burim për kreditimin e kompanive për kapital qarkullues dhe investime
 Ofron mundësi financimi me një afat shlyerjeje deri 5 vjet
 Ofron hapësirën për të mos paguar principalin për një periudhë jo më pak se 6 muaj

? Ftojmë të gjitha bizneset, të mobilizojnë fondet e nevojshme për kapërcimin e efekteve të pandemisë dhe për të hedhur hapat drejt rimëkëmbjes së aktivitetit dhe ekonomisë. ?

 Prej javës së ardhme bizneset mund të shprehin interesin pranë të gjitha bankave të nivelit të dytë.
#MbështesimSipërmarrjen

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb