Eksperti i ekonomisë dhe profesori Ardian Civici, i ftuar ne emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 ka folur për shqetësimet që ka biznesi sa i përket garancisë sovrane.

Sipas tij, bizneset ankohen prej kushteve rigoroze teksa thotë se situata do të jetë shumë problematike.

Nga një anë një kredi më shumë dhe nga ana tjetër mbaron afati 3-mujor i shtyrjes së kredive nga Banka e Shqipërisë dhe bizneset nga qershori pavarësisht se nuk kanë punuar dhe janë të dobët do të paguajnë kreditë me 2-fish interes.

 

”Duket si shifër makroekonomike por është lajm shumë i mirë që të kemi shpenzuar 5.41% të PBB, dhe që shkojë 800 milionë euro ndihma. Atëhere i bie të dalim vendi i parë në rajon dhe të vlerësohemi me këtë përqindje kaq të lartë dhe mund të korrigjojmë FMN për çështje kohe apo statistike.
Sa për bankat, për bizneset që kanë aplikuar për garanci sovrane, ku përqindja e interesit është 0. Por bizneset ankohen sa i përket kushteve rigoroze të dhënies, klasifikimit të riskut nga bankat për bizneset që janë dobësuar nga kriza, dhe nuk është se tashmë kanë nevojë për kredi të reja kur janë me motrë gjysmë të fikur kur kanë ende overdrafte për të paguar pagat.
Edhe shifrat e fundit të rënies së fitimit bankar tregojnë që për disa javë apo muaj mund të jenë shqetësuese për kreditë ekzistuese të cilat nëse nuk ristrukturohen mund të bëhen kredi problematike apo të këqija.
Nëse shtymë pagesën e kësteve të kredive, nga qershori duhet të paguajnë kreditë ekzistuese dhe 60- 70% e sistemit të kredisë dhe do jetë fillimi i ringritjes por janë shumë të dobët. Situata mund të jetë problematike lidhur me marrjen e kësaj kredie, dhe shlyerjen e saj.”- tha Civici.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb