Një biznesmen në Sarandë, i një kantine vere e regjistruar si biznes i madh i është ankuar ministres së financave, Anila Denajt për garancinë sovrane duke thënë se ai nuk e ka përfituar.

Sipas biznesmenit 3-4 banka në Sarandë e kanë refuzuar atë për shkak se i kërkojnë ballafaqim me xhirot që ka bërë ai që nga janari. Biznesmeni pranon se garancia sovrane si skemë mund të funksionojë, por jo në realitet.

Ministrja e Financave, Anila Denaj i është përgjigjur se bankat duhet të kuptojnë që garancia sovrane është për një periudhë të vështirë dhe për 1 vit duhet të jenë të hapura ndaj bizneseve për të ndihmuar të ringrihen. Por gjithsesi ajo tha se qeveria do të angazhohet për të gjitha bizneset që kanë marrë përgjigje negative dhe i fton ato të adresojnë ankesat e tyre.

ANILA DENAJ: Pse nuk financoheni dot?

BIZNESNMENI: Ne kemi shkuar, kam dy goca që merren me këto punë. 3-4 bankat që punojnë, dhe thonë që duhet të ballafaqohemi me xhirot, madje dhe shtrirja e kësteve që kërkojnë ata, ata na kërkojnë xhirot që nga janari. Ne xhirot i kemi minimale. Nuk justifikojmë dot xhirot. Si realitet nuk funksionin.

ANILA DENAJ: Pra juve ju kanë refuzuar.  Çdo institucion financiar që ka firmosur një marrëveshje me Ministrinë e Financave duhet të kuptojë që garancia sovrane nuk është  për një vit të zakonshëm. Është mbështetje për fermerin për t’ia dalë në këtë situatë të vështirë. Ata duhet të shohin nëse në 15 vite ju jeni një biznes i suksesshëm. Dhe nëse kjo situatë është e përkohshme duhet të fusin element shumë të vështirë. Duhet të jeni 1 vit të hapur. Unë angazhohem për bizneset që kanë marrë përgjigje negative të na adresojnë ankesat dhe nëse është çështje risku apo burokracie.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb