Kreu i Biznes Albania, Luan Bregasi i ftuar në emisionin “Real Story” në News 24 deklaroi se qeveria shqiptare i mori parasysh kërkesat e tyre në pakentë ne dytë ekonomike, por shtoi se sjellja e bankave deri tani mbetet ende skeptike.

Bregasi tha se deri më sot asnjë biznes nuk ka arritur të marrë kredi sipas garancisë sovrane.

“Qeveria duhet të kishte reaguar më shpejt me një paketë ndihmëse. Në paketën e dytë u morën parasysh mjaft nga kërkesat tona, pasi te e para nuk ishte garancia sovrane pa limit por vetëm për pagat e punonjësve, tani jepet kredi për të bërë pagesa për furnizime apo lëndë të pare biznesi, kredi që merren me interes zero, shteti behet pjesë e riskut bashkë me bankën. Por, bankat vijojnë të sillen si më parë, thonë të shikojmë njëherë riskun, janë skeptike. Sot është data 15 prill nuk ka asnjë sinjal nga bankat, asnjë kompani nuk më ka sinjalizuar që e kanë marrë këtë kredi”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb