Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko bëri të ditur sot se, për momentin bankat tregtare janë duke operuar me garancinë e parë sovrane, që ka ofruar qeveria e cila është për pagat e punonjësve.

“Praktikisht ne kemi deri tani 70 raste të aprovuara respektivisht me vlerë 8.5 milionë euro ose 1 miliard lekë, ndërsa janë edhe 300 aplikime në proces dhe kjo është një garanci që po zbatohet”, – tha Sejko.

Sipas tij, garancia sovrane për të ndihmuar biznesin është në fazën e fundit të finalizimit.

“Qeveria me bankat e nivelit të dytë po negocion direkt dhe ne do të shohim efektet në momentin që ajo do të bëhet e vlefshme”, – tha Sejko.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: