Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka organizuar mbledhjen e radhës me drejtuesit e të gjitha zyrave vendore arsimore.

Gjatë kësaj mbledhjeje është bërë vlerësimi i situatës aktuale në shkollat që ndodhen në zonat e prekura nga reshjet e dendura të shiut dhe dëborës.

“Zyrat tona arsimore së bashku me bashkitë po tregojnë vëmendje maksimale gjatë stinës së dimrit, për garantimin e kushteve në mjediset e brendshme të shkollave dhe për vijimin sa më normal të procesit mësimor”- thekson Ministrja në statusin e saj në rrjete sociale.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb