Herbert Hainer, presidenti i Bayern Munich, ka qenë i detyruar ti jap një shpjegim tifozëve të cilët duken të shqetësuar për të ardhmen e disa prej titullarëve më të rëndësishëm, futbollistë si Robert Lewandowski, Manuel Neuer apo Thomas Myler, të gjithë në prag skadence.

Ndryshe nga perceptimi i krijuar, numri një i klubit bavarez duket i qetë, për të ka ende kohë për të vendosur, për të gjetur një akord me këta lojtarë:

Bayern
Bayern

“Do të shkojmë të qetë në këtë pikë. Ka ende kohë dhe lojtarët tanë e dinë këtë. Tani jemi të përqendruar vetëm në objektivat sportiv. Lewandowski e di shumë mirë se sa e vlerësojnë këtu tek Bayern, këtë e dinë edhe Neuer e Myler. Ne nuk do të kushtëzohemi nga titujt e gazetave”, theksoi presidenti i Bayern në një intervistë për Kicker.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb