Në emisionin “Open” në News24 me gazetaren Eni Vasili, mbrëmjen e djeshme u diskutua në lidhje me 21 janarin dhe provat e reja të publikuara së fundmi.

Në një lidhje skype, gazetari Dashamir Biçaku, i pranishëm në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në momentin e ngjarjes që i mori jetën 4 personave, ka deklaruar se situata është përballuar në mënyrë momentale nga Garda dhe se ndryshe nga sa duhej të ndodhte, nuk ishte krijuar një shtab emergjencë për menaxhimin e situatës.

Ai ka deklaruar gjithashtu se hapja zjarr nga Garda nuk ka pasur si qëllim neutralizimin e protestuesve, por eliminimin fizik të tyre.

Biçaku tha se biseda e transkriptuar e publikuar në media ditët e fundit, i përket momentit kur një automjet tip “Benz” është përplasur në portën e Kryeministrisë, kohë kur Kryeministria ka qenë e pambrojtur pasi efektivët e policisë ishin larguar nga ky pozicion.

“Në vlerësimin tim që nga nisja e hetimeve në ngjarjes deri tek përpunimi i gjykimit, nuk ka pasur një hetim shterues të të gjithë komponentëve.
Që nga identifikimi i masave të policisë për kontrollin e mbarëvajtjen e protestës, amat e gardës dhe në tërësi zbatimi i planit të masave apo koordinimin mes policisë e Gardës. komandanti i Gardës dhe kreu i Policisë ishin në sektorë të ndryshëm, ndërsa është parë se nuk ka pasur një shtab emergjencë për përballimin e krizës.

Në një moment efektivët e policisë janë larguar dhe kanë ngelur protestuesit para Kryeminitrisë e cila ka qenë e pambrojtur deri në këtë momennt.
Biseda mendohet se është kur Benzi është përballur me portën e Kryeministrisë. në këtë moment shohin protestues që hyjnë disa metra në oborrin e Kryeministrisë. Transkripti përkon për mendimin tim me këtë çast. Hapja zjarr nga Garda duket se ka qenë jo për neutralizim të protestuesve, por eliminim.Të katër janë vrarë me plumb në kokë apo në trup.

Kam parë momentin kur është qëlluar Ziver Veizi që ka qenë në një distancë të largët me portën e Kryeministrisë, ashtu si Hekuran Deda.
Menaxhimi i situatës pra është bërë në vend nga drejtuesit e Gardës dhe nuk ka pasur një shtab për kontrollin e situatës”, ka deklaruar ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: