Situatë e tensionuar në qendër të kryeqytetit. Protestuesit e zemëruar kanë sulmuar me gardhet metalike godinën e Ministrisë së Brendshme. Me thirrjet “Poshtë diktatura”, “polici fashiste”, ata kanë marrë një zjarrfikëse, duke hipur sipër saj. Gazetari Osman Stafa raportoi se protestuesit kanë shkallmuar dhe dyert e ministrisë së Financave duke thyer xhamat e qëlluar me sende të forta.

Protestuesit nuk janë vendosur në një pozicion por në disa pika të kryeqytetit duke sulmuar me gurë e sende të forta.

Gardhet Metalike
Gardhet Metalike

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb