Zgjedhjet presidenciale në SHBA janë më të hapura se kurrë me Trump dhe Biden që garojnë me diferenca të vogla në përqindje.

Deri më tani Biden është në avantazh sa i përket votave elektorale kurse Trump është në epërsi me vota popullore si dhe në avantazh në disa shtete kyçe që mund t’i sigurojnë shumë vota elektorale.

Deri më tani në shumë shtete është vendosur fitorja teksa më poshtë BalkanWeb tregon se ku ka fituar Trump dhe Biden deri më tani si dhe ku gara është e hapur;

DONALD TRUMP: Karolina Jugore, Alabama, Mississippi, Luiziana, Tennennessee, Kentucky, Indiana, Virxhinia Perëndimore, Arkansas, Oklahoma, Kansas, Nebraska, Dakota Jugore, Dakota Veriore, Wyoming, Missouri, Idaho, Utah, Ohio, Montana, Florida.

JOE BIDEN: Masaçusets, Nju Jork, Ishulli Rhode, Nju Xhersi, Maryland, Delaware, Virxhinia, Ilinois, Colorado, New Mexico, Konektikat, New Hempshire, Minnesota, Kaliforni, Oregon, Uashington

TRUMP NË AVANTAZH: Michigan, Pensylvania, Karolina e Veriut, Georgia,  Teksas, Wisconsin, Nevada

BIDEN NË AVANTAZH: Arizona, Maine

Harta 2
Harta 2

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb