Policia greke pas ka ndjekur një automjet që vinte nga kufiri gjelbër me Shqipërinë, ka arritur të sekuestrojë një sasi droge. Në pranga ra drejtuesi i mjetit, një 31-vjeçar grek, identiteti i të cilit nuk dihet.

Automjeti u ndalua nga policia e Janinës në orët e para në rrugën Egnatia, në Tiria. Gjatë kontrollit të ushtruar brenda në mjet janë gjetur dhe sekuestruar 3 çanta me 41 kg 600 gram marijuanë e ndarë në 30 pako.

Prej fillimit të vitit e deri sot, në Igumenicë, Korfuz, Lefkadha, Kefalonia, Janinë, Athinë, Selanik, Artë, Aitiloakarnania, Kostur, Grevena, Follorinë, Aleksandroupoli, etj, policia greke ka sekuestruar rreth 8.2 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: