TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka paralajmëruar padi për gazetën austriake “Krone Zeitung” e cila ka shkruar se ka paguar 700 mijë euro për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit Donald Trump në vitin 2017.

Ai tha se garë mes avokatëve për ta përfaqësuar në gjyq, teksa foli dhe për një listë të parave që inceneratorët kanë dhënë në media.

“Në mënyrë të padiskutueshme. Po, kemi njoftuar ambasadën austriake këtu, kam njoftuar dhe ambasadorin tonë në Vjen. Po të mos isha President i Republikës nuk do t’i padisja, sepse shpifje të tilla ju dëgjoni çdo ditë.

T’ju nxjerr listën, se e nxjerr unë të inceneratorëve sa lekë jep nëpër media që të dalë X analist vetëm të përsërisë këto gjëra kundër Ilir Metës, kundër Sali Berishës, etj. Vetëm për këtë punë paguhen, asgjë tjetër. Ata vërtetë na shajnë ne, po thonë shyqyr që jeni se nuk do kujtohej njëri për ne. Vetëm për këtë punë paguhen. Ata do të shkojnë në gjyq dhe ka garë të madhe mes avokatëve të ndryshëm në Vjen për të më përfaqësuar në këtë gjyq. Do keni mundësi të ndiqni etapat dhe gazeta ka mundësinë t’i nxjerrë me emër të gjithë ata që kanë mashtruar jo thjesht gazetën por atë pjesë të opinionit që mund ta kenë lexuar. Do ta bëj për dinjitetin e postit që përfaqësoj. Siç kemi fituar gjyqe në Itali, do ta fitoj dhe në Austri”, deklaroi Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: